Thursday, November 10, 2011

Pse janë të nevojshme të drejtat e veçanta për fëmijët?

Pse janë të nevojshme të drejtat e veçanta për fëmijët?










Jo rrallë lind pyetja se për ç'arsye është e nevojshme marrëveshja mbi të drejta të veçanta për fëmijët, si të drejta shtesë të atyre të njeriut, kur dihet se kërkesa për ndihmë dhe përkrahje të veçantë për nënën dhe fëmijën është theksuar qartë qysh në Deklaratën e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut të vitit 1948. Në këtë Deklaratë thuhet p.sh. në nenin 25, paragrafi 2. "Të gjithë fëmijët, bashkëshortorë dhe jobashkëshortorë, gëzojnë të njëjtën mbrojtje sociale". Përveç kësaj, edhe fëmijët janë njerëz, pra të gjitha të drejtat e njeriut vlejnë edhe për fëmijët.

Fatkeqësisht, përvoja ka treguar se janë fëmijët ata, të cilët u janë nënshtruar situatave dhe fateve të vështira. Ata nuk kanë thuajse asnjë lob. Për të shpjeguar gjendjen akoma katastrofike të fëmijëve, mjaftojnë shembujt vijues:


Në luftërat e dhjetë viteve të fundit janë vrarë mbi 2 milionë fëmijë.


Dhjetë milionë fëmijë në mbarë botën, si pasojë e luftërave, bartin dëmtime të rënda psikike.


Në rajonet e luftërave jetojnë 30 milionë fëmijë.


Fëmijët nën moshën 15 vjeç janë të angazhuar si ushtarë në 26 vende të botës.

[Burimi: H.-M. Große-Oetringhaus (1999), Kinder im Krieg — Kinder gegen den Krieg, Mülheim an der Ruhr]


Po t'i shtohet kësaj edhe fakti se shumë fëmijë janë të prekur nga uria, mungesa e kujdesit mjekësor, shfrytëzimi seksual, puna etj., bëhet e qartë domosdoshmëria e një trajtimi më të detajuar të nevojave specifike të fëmijëve dhe të të rinjve, dhe përmbledhjes së tyre në një dokument të veçantë - shtesë të "Deklaratës së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut" - dhe kjo jo vetëm ngaqë fëmijët, jo rrallë janë të detyruar t'u nënshtrohen të rriturve. Në këtë mënyrë është bërë përpjekje për të kontribuar në plotësimin e nevojës së veçantë për mbrojtjen e fëmijëve nëpërmjet miratimit të një dokumenti shtesë.

No comments:

Post a Comment