Wednesday, November 9, 2011

Një Botë,një Umet e kanë quajtur Kampin Veror vullnetart e Organizatës jo Qeveritare “Nisma per Paqe dhe Unitet” qe është organizuar

Një Botë,një Umet e kanë quajtur Kampin Veror vullnetart e Organizatës jo Qeveritare “Nisma per Paqe dhe Unitet” qe është organizuar Bashkësine “7 shtatori”,ne Pejë ku kanë arritur ti bashkëojne 170 Fëmije të Komunteteve të ndryshme qe jetojne në këtë Bashkësi.


Është viti I pestë me radhe qe organizohet kampi veror në këtë bashkëesi ku marrin pjesë afro 170 fëmije nga të gjithë komunitetet qe jetojnë ne qytetin e Pejës Komuniteti Shqipetar,Komuniteti Egjiptian,Rom,Boshnjak dhe Goran.Asosacioni Italian Trentino con il Kosovo dhe Organizata jo Qeveritare “Nisma per Paqe dhe Unitet” ,ku participuan mbi 25 vullnetar të NPU-se ,edhe kësaj here shprehen vullnetin e mire të jenë pranë fëmijeve të kesaj bashkësie e cila ka probleme të shumta dhe njihet si bashkësia me me shumë probleme ne qytet .

Ky Kamp Veror 14 ditor organizohet ne shkollën fillore “Xhemail Kada”,ne Pejë qëllimi I terë këtij organizimi është qe fëmijet e komuniteteve te integrohen,fëmijet e komuniteteve Rom dhe Egjiptian të jenë sa me afer shkollë pasi dihet se shumë fëmije nga këto dy komunitetet kanë probleme me të medha sa I përket shkollimit e ne veçanti komuniteti Rom,andaj qëllimi I organizimit është se fëmijet e të gjithë komuniteteve ta kalojn kohen bashkë nga ora 09:00 e deri ne oren 13:00 ,se bashku dhe fëmijet e komuniteteve të adoptohen ne ambientet e shkollës.
Ky kamp veror ne këtë vitë është ndare ne katë objektiva :





-Të drejtat e Fëmijeve,
-Ambienti,
-Teater dhe
-Lorja Argetuese.

Agjenda ka qenë e ngjeshur mjaft mire ku fëmijet kanë pasur aktivitete argetuese ,lojra,punë laboratorike,Edukim jo formal,teater,pishin ditë argetimi si dhe është mbajtur dita finale me shfaqje teatrale qe janë luajtur nga vetë fëmijet,kendim ,vallëzim etj.

No comments:

Post a Comment